Home Aktualitet Aprovimi i Aministisë Fiskale në Parlament është prova më e fundit e lidhjes së Rilindjes me krimin

Aprovimi i Aministisë Fiskale në Parlament është prova më e fundit e lidhjes së Rilindjes me krimin

nga Editor

Nga Dritan Shano

Në fillim e bëri krimin deputet dhe kryetar bashkie, pastaj e la të mbillte drogë, tani po nxiton t’i mundësojë që ta shijojnë pasurinë e vjedhur, grabitur të mbrojtur me ligj.

Paraja është më e rëndësishme se ndershmëria.

Këto fjalë nuk do habisnin askënd nëse do thuheshin nga ndonjë përfitues nga ndonjë kriminel, trafikant droge apo prostitutash, apo nga oligarkët që pasurohen nga buxheti i shtetit. Por jo, këto fjalë po kthehen në ligj të shtetit nga Parlamenti Shqiptar. Shqiptarët sot po shohin se mundësia për të jetuar ndershëm jo vetëm nuk mbrohet dhe ngrihet lart nga ligjvënësi, por përkundrazi përqeshet në formë përfundimtare duke favorizuar paranë e pandershme dhe kriminale përmes pastrimit të saj në Parlament.

Parlamenti Shqiptar sot është Lavatriçja e Pastrimit të Parave të kriminelëve, politikanëve, evazorëve shqiptarë por edhe të huaj. Intepoli dhe FBI, Brukseli dhe Uashingtoni nuk kanë nevojë të kërkojnë më tej. Proçesi i larjes dhe shpëlarjes do zgjasë 1 vit hapur dhe nën dritën e diellit këtu në Shqipëri.

Ligji i premton transparencë qytetarëve në këtë proçes. Por jo, prit sekreti se kush u amnistua, nga i kishte parate, si i kishte bërë, do jetë i garantuar.

Pra të aministuarit do vazhdojnë të shesin pordhë rrugëve, të kenë më tepër para se fakirët e ndershëm, dhe ligji do i lejojë që ata ta bëjnë këtë jo të njollosur nga aministia, por të barabartë moralisht njësoj si gjithë të ndershmit e tjerë.

Kjo “ruajtje sekreti” është degjenerimi i sistemit të vlerave dhe moralit mbi të cilin ndërtohet dhe bashkëjeton një shoqëri. Është si një curril shurre i kriminelëve, qeveritarëve, politikanëve që lag pa ndroje kontratën tonë sociale.

Jo mor jo, në qytet, në lagje, në pallat duhet ta dinë të gjithë kush është shkërdhata që ka tall gajden, ka shkelur ligjin dhe sot në vend që të futet brenda, bëhet i pasur dhe fle gjumë i qetë dhe superior materialisht me ligj të miratuar nga Parlamenti.

Këta lloj njerëzish duhet të pështyhen në fytyrë 1 vit rresht, sa zgjat aministia, dhe të ndalohen të marrin pjesë në punë dhe tendera publik për jetë.

Dikush ka thënë se: dëshpërimi më i thellë që mund të pushtojë një shoqëri është dyshimi se të jetosh ndershmërisht është e kotë.

Ky dyshim në Shqipërinë e sotme, me këtë klasë politike që kemi nuk ekziston më! Thjesht shihni vilat ku jetojnë a pushojnë. Është e qartë që të jetosh ndershmërisht në Shqipëri është e kotë. Nga sot edhe e ligjëruar.

Lajme te ngjashme