Home Aktualitet “Kjo duhet të ndryshojë, tani”, Meta flet për një ndër abuzimet më të rënda kriminale e mizore: Shpesh nuk denoncohen

“Kjo duhet të ndryshojë, tani”, Meta flet për një ndër abuzimet më të rënda kriminale e mizore: Shpesh nuk denoncohen

nga Editor

Presidenti Ilir Meta ka dhënë të gjithë mbështetjen e tij në shpalljen e lëvizjes kombëtare “#NEJEMI1”, kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri. 

Teksa ka ftuar të punohet së bashku për të krijuar politika efikase parandalimi, denoncimi dhe politika më të forta ndëshkuese.

Për Presidentin Meta, dhuna dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve është “një ndër abuzimet më të rënda kriminale e mizore që munnd të ndodhë në një shoqëri”.

Sipas kreut të shtetit, dhuna e shfrytëzimi përmes internetit është një mënyrë e re e krimit që duhet parandaluar.

“Kjo dhunë mund të ndodhë kudo në shtëpi në shkolla, institucione kujdestarie, në familje apo komunitet. Përhapja e gjerë e internetit i ka ekspozuar dhe më shumë fëmijët në rrezikun e dhunës e shfrytëzimin seksual, të mbrojnë fëmijët nga këto mënyra të reja të krimit”.

Këto raste shpesh tha Meta “nuk denoncohen për shkak të frikës, stigmatizimit nga shoqëria aop mosbesimit ndaj autoriteteve përgjegjëse”.

Gjatë viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës seksuale ndaj fëmijëve e në shumë rast abuzuesit janë të nohur për fëmijët. Institudionet në disa raste kanë dështuar.

Kjo duhet të ndryshojë, e duhet të ndryshojë tani, ndaj është momenti ta mbështesin sot e në vazhdimësi këtë nismë.

Të përmirësojmë politikat, ligjin e të ngremë barriera për të parandaluar dhunën e shfrytëzimin e fëmijëve.

Duhen marrë omasa të forta jo vetëm për përmirësimin e ligjit por dhe për rritjen e ndëshkueshmërisë”.

Lajme te ngjashme