Home Aktualitet Raporti i Europës për grganizatat e drogës në Shqipëri, Noka: E ardhmja e vendit në rrezik nga trinomi: krim-drogë-rilindje

Raporti i Europës për grganizatat e drogës në Shqipëri, Noka: E ardhmja e vendit në rrezik nga trinomi: krim-drogë-rilindje

nga Editor

Ish-deputeti dhe ish-ministri i PD, Flamur Noka ka reaguar lidhur me Raportin e Europës për organizatat e drogës në Shqipëri për vitin 2019.

Referuar këtij raporti, ku thuhet se organizatat e drogës i shërbejnë politikes në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, Noka deklaron se e ardhmja e vendit është në rrezik nga simbioza e trinomit: Krim-Drogë-Rilindje.

Reagimi i plotë i Nokës

Europa jep alarmin për rrezikun që po i kanoset vendit dhe të ardhmes së tij nga simbioza e trinomit: Krim-Drogë-Rilindje. Qendra Europiane e Monitorimit te Drogerave ve ne dukje thelbin e kesaj simbioze..

Organizatat e drogës i shërbejnë politikes në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale, thuhet në raport.
Që Shqipëria të shpëtojë duhet thyer hallkat e këtij zinxhiri. Dhe kjo nis me shporrjen e Rilindjes. Është rruga e vetme që ta mbrojmë këtë vend, që ti dalim zot këtij vendi. Kjo tashmë është përgjegjësi e çdo shqiptari që do vendin e vet, është detyrë kombëtare.

Lajme te ngjashme