Home Aktualitet Basha: Është koha për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë. I shërben stabilitetit

Basha: Është koha për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë. I shërben stabilitetit

nga Editor

Kreu i Partisë Dekokratike, Lulzim Basha deklaron se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kjo deklaratë e fortë e kryedemokratit vjen pas vizitës së tij dyditore në Kosovë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit. Sipas tij, njohja reciproke do iu shërbejë qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Mesazhi i Bashës:

10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë &, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.

Lajme te ngjashme