Home Aktualitet Meta shpërndan mesazhin e Yuri Kim: Liderët të mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre në zgjedhje

Meta shpërndan mesazhin e Yuri Kim: Liderët të mbajnë përgjegjësi për kandidatët e tyre në zgjedhje

nga Editor

Presidenti Ilir Meta  ka shpërndarë pa asnjë koment mesazhin e ambasadores Yuri Kim për liderët e partive politike në Shqipëri.

Kim shkroi se liderët e partive politike do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që garojnë nën siglën e partive të tyre, prandaj i bëri apel atyre që të verifikojnë kandidaturat, mos i fyejnë votuesit, mos dëmtojnë demokracinë dhe mos nxisin korrupsionin.

STATUSI NGA YURI KIM

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin

Lajme te ngjashme