Home Aktualitet Presidenti Meta pret kampionin e boksit, Demaj: Boll u ankuam! Secili të marrë përgjegjësitë e veta

Presidenti Meta pret kampionin e boksit, Demaj: Boll u ankuam! Secili të marrë përgjegjësitë e veta

nga Editor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur këtë të mërkurë në Presidencë kampionin e boksit, Christian Demaj dhe familjen e tij. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit shkruan se Demaj që ka lindur dhe u rrit në Gjermani ka vendosur që të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri.

”Shumë mesazh i mençur vjen nga Kampioni: “Nuk vazhdohet më me dy plane, një në Gjermani dhe një në Shqipëri. Tani vetëm një plan për familjen time: Në Shkodër. Boll u ankuam! Secili të marrë përgjegjësitë e veta!”
Shembulli pozitiv i familjes Demaj është tepër frymëzues për të gjithë shqiponjat për t’u kthyer në folenë e tyre”,- shkruan ndër të tjera Presidenti Meta.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Sot në Presidencë prita miq tepër të veçantë, Kampionin Christian Demaj dhe familjen e tij të mrekullueshme.
Më lumturuan shumë me vendimin e tyre për të qëndruar përgjithmonë në Shqipëri dhe për të ndërtuar të ardhmen këtu, edhe pse prej kohësh kishin jetuar në Gjermani, vendin ku Christiani, u lind dhe u rrit.

Tepër emocionuese ishte për mua fakti që më shumë për këtë vendim ata ishin ndikuar nga dy fëmijët, Alesia dhe Luisi, që e donin me gjithë shpirt Shkodrën e Shqipërinë dhe nuk pranonin më të largoheshin prej saj.

Shumë mesazh i mençur vjen nga Kampioni: “Nuk vazhdohet më me dy plane, një në Gjermani dhe një në Shqipëri. Tani vetëm një plan për familjen time: Në Shkodër. Boll u ankuam! Secili të marrë përgjegjësitë e veta!”
Shembulli pozitiv i familjes Demaj është tepër frymëzues për të gjithë shqiponjat për t’u kthyer në folenë e tyre!

Lajme te ngjashme