Home Aktualitet Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Shpërthim te Metalurgjiku, 7 punonjës të plagosur, 3 në gjendje rëndë

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Shpërthim te Metalurgjiku, 7 punonjës të plagosur, 3 në gjendje rëndë

nga Editor

Shtatë punonjës të një fabrike janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në zonën e Ish-Metalurgjikut, në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se 3 prej punonjësve janë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa 4 të tjerët kanë marrë vetëm dëmtime të lehta. Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë në zonën e Ish-Metalurgjikut, ndërsa Policia, Forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje.

Shkaku i ngjarjes së rëndë që ka tronditur qytetin nuk bëhet ende me dije dhe as emri i fabrikës ku ka ndodhur shpërthimi. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur në repartin e oksigjenit të kësaj fabrike.

Lajme te ngjashme