Home Aktualitet Rama i dërgon tjetër SMS Bashës: Eja sot në takim…

Rama i dërgon tjetër SMS Bashës: Eja sot në takim…

nga Editor

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një tjetër ftesë kreut të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në tryezën e Këshillit Politik që mbahet pasditen e sotme.

Në një koment në Tëitter Rama shkruan: “Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik.

Përsëris apelin për opozitën jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me opozitën parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!” – shkruan Rama.

Ndërkohë kujtojmë këtu se kreu i qeverisë Rama ka firmosur një marrveshje me Murrizinn gjatë ditës së djeshme.

Lajme te ngjashme