Home Aktualitet Dy mesazhet kryesore të Bashës nga Kosova

Dy mesazhet kryesore të Bashës nga Kosova

nga Editor

Nga Prishtina deklaroi se sapo të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit dhe nga Mitrovica deklaroi se nuk do të lejojë asnjë copëtim apo ndarje të Kosovës, siç punuan e punojnë presidenti Vuçiç si dhe “vuçiçët” e tij në Tiranë.

Vizita e Lulzim Bashës në Kosovë përveç takimëve protokollare të nivelit të lartë si dhe për pritjen e tij si kryeministër, kishte dy mesazhe të forta për Kombin shqiptar.

I pari dhe më kryesori ishte se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë copëtimi apo ndarjen e Kosovës, siç po luhet prej dy vitesh nga Presidenti serb Vuçiç dhe disa politikanë në Kosovë e në Tiranë. Pra vizita e tij të familja e Isa Bolenit ishte vlerësim i figurës së tij kombëtare, por ishte dhe një mesazh publik dhe për ndërkombëtarët. Pas dhurimit të flamurit 108 vjeçar shqiptar të përdorur si flamur lufte nga Isa Boletini, lideri demokrat shkroi në facebook:

“Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij. Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë.

Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë. Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë.

Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij.

Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.

Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë”.

Postimi i Bashës flet vetë, kushdo don të kuptojë nga Tirana zyrtare dhe politikanët kosovarë të ngatërruar në këtë pazar copëtimi.

Mesazhi i dytë ishte praktik, por edhe kombëtar. Lulzim Basha premtoi se sapo të vijë kryeministër i Shqipërisë do të firmosë aktin e parë për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Gjithashtu po dje Edi Rama nisi si kundërpeshë Taulant Ballën që ta takohej pesë minuta me Presidentin Thaçi dhe dy minuta me kryeministrin Hoti duke u munduar që të shvlerësonte vizitën e sukseshme të Lulzim Bashës në Kosovë. Në qarqet e PS-së po flitet se mund të jetë Balla si kandidat i mundshëm për kryeministër në emër të mazhorancës në vend të Edi Ramës.

Herion Mesi

Lajme te ngjashme