Shkrin bora në Everest, zbulohen trupa të pajetë

Read Time:1 Minute, 9 Second

Mali i Everestit i gjendur në Nepal, rreth 8,840 metra mbi nivelin e detit, është dhe mali më i lartë në botë.

Ai shtrihet në 6 shtete të cilat janë Kina, Nepal, India, Pakistan, Butan dhe Afganistan.

Përgjatë viteve mali i Everestit vizitohet nga qindra alpinistë, ku shumë prej tyre fatkeqsisht humbin dhe jetën si pasojë e kushteve atmosferike jo të mira, temperaturave të ulta, dhe terrenit të papërshtatshëm.

Në vitin 2019, bora në malin e Everstit ka filluar të shkrijë me ritme të frikshme, duke bërë kështu që të zbulohen kufoma të reja, të cilat kanë qëndruar të ngrira nën akull për shumë vite me rradhe.

Të paktën rreth 50 trupa të pajetë janë gjetur këtë verë në Everest, e së bashku me to kanë dalë në sipërfaqe edhe 10,5 ton plehëra, të cilat bora i kishte fshehur nën petkun e saj.

Një kërkim 5 vjeçar i bërë nga Qendra internacionale për analizimin dhe zhvillimin e malit, tregon se akujt që e mbulojnë malin, janë duke shkrirë me ritme të shpejta, dhe për një kohë relativisht të shkurtër , nëse gjëndja nuk ndryshon, ato do të zvogëlohen më një të tretën e madhësisë së tyre.

Qeveria e Nepalit këtë vit i ka dhënë leje rreth 350 alpinistëve, për të ngjitur Everestin.

Ajo është kritikuar rëndshëm për menefregizmin, dhe keq përdorjen e ekosistemit delikat që ndodhet në mal. /science news/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kosovë, hapet fushata zyrtare për zgjedhjet parlamentare
Next post Plagosja në Kavajë/ Meta pret dy heronjtë që ndaluan autorin, ja mesazhi që përcjell