Manjani: Marrëveshja me Lymin, që hodhi në fik marrëveshjen me Kimin, prova më e sinqertë se ambasadat s’kontrollojnë asgjë

Read Time:1 Minute, 43 Second

Nga Ylli Manjani, ish-minstër i Drejtësisë

Shpresoj shumë që shqiptarëve t’u ketë dalë pija e ndërkombëtaromanisë.

Teoria që të ambasadorët e huaj e kanë në dorë këtë vend, iu provua sak idiotësia e saj. Akoma më sak, cullak fare, dolën dekarimet se të huajt po bëjnë drejtësinë, vettingun, SPAK-n etj. Le pastaj budallëkun që FBI ka lënë Amerikën e ka ardhë këtu të na luftojë korrupsionin.

Marrëveshja me Lymin që hodhi në fik marrëveshjen me Kimin, është prova më e sinqertë që tregon se ambasadat e huaja s’kontrollojnë asgjë.

Dhe në fakt nuk është as detyrë e as misioni i tyre të qeverisin vendin, të disiplinojnë politikën, të bëjnë ligjet në këtë vend, apo të caktojnë kush hyn në burg e kush jo!!!

Kështu ka qenë gjithmonë! Na ra goja duke e thënë…

E kuptoni sa i shpifur është teatri ku flitet për “aleatë”, “”partnerë strategjikë”?! Po aq i çpifur sa teatri “sa mirë ja bëri Rama Lavrovit”, apo “Shqipërinë e duam shumë”…

Iku edhe Lavrovi! Kemi Lymin tani…

Burri i shtetit që e kishte mirë me Merkelin, Macronit i çoi atlete, mik i Trumpit dhe i Biden, tani është aleat me Lymin, Mondin, Rudinën e Nimetin…

Dhe asnjë mik i huaj s’e ndalon dot në marrëzinë që do ti bëjë vendit të vet. Përse duhet ta bëjnë xhanëm?!

Ndaj mblidheni mendjen! Edi Rama dhe i gjithë modeli i tij politik do jenë aty, gjithmonë pa vota, për aq kohë sa ne i lejojmë të rrinë. I lejojmë ne jo të huajt. Për aq sa rrinë do bëjnë gjëma!

Dhe boll me ambasadorë! Ja ku i keni sot! Kanë rënë squk.
I hodhi në kosh si letra të përdorura, një marrëveshje me Lymin…

Dhe sa i takon Opozitës zyrtare në ka ndonjë ide politike se si ndalet ky vandalizëm, mirë është ta shpalosë me shqiptarët. Ti ftojë e ti bindë përse duhet ndjekur ideja e saj.
Flas për ide, projekt apo plan veprimi politik, jo dekarata.

Nuk do vijnë as ushtarë të huaj të na bëjnë detyrat e shpisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Armata njeqindmijëshe e Ali Ahmetit Legjion Nderi i shqiptarëve
Next post Pas mbylljes së Kadastrës, i vihet kyçi dhe zyrave të ADISA-s, shkak një rast me Covid