‘Pakt-vrasësi’/ Bylykbashi: Rama bën marrëveshje për të rrëzuar marrëveshje
Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas marrëveshjes së Edi Ramës, me atë që ai e ka quajtur si opozitë parlamentare, për të votuar ndryshimet kushtetuese, që do të thotë ndalim i koalicioneve parazgjedhore.
Me një shënim në Facebook, Bylykbashki thotë se Rama është i vetmi politikan që bën marrëveshje, për të rrëzuar një marrëveshje. Sipas Bylykbashit, 5 qershori tani është thjeshtë një datë në kalendar dhe asgjë tjetër.
Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit: Pakt-v.rasësi. Vetëm Edi Rama është i aftë që të bërë një marrëveshje për të prishur një marrëveshje tjetër.
E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe këtë e bëri fakt sot më 21 korrik me atë karagjozatën që e shiti për marrëveshje.
Sot 5 qershori 2020 është thjesht një datë në kalendar pa asnjë rëndësi. Mos harroni! 21 korriku është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën qe u shkel nga Edi Rama menjëherë pas miratimit të saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektojë shprehjen antike romake ‘Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen).
Me Shume
Berisha: Rama fali 1.5 milionë metra katrorë truall në Durrës, për të ndërtuar “Dubai City-n, Rama-Emar”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet për të denoncuar një tjetër aferë sicc...
Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata
Flamujt e huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë. Edhe në këtë rast...
“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu,...
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...