Home Aktualitet Përjashtohet përjetë nga aktivitetet sportive ish-deputeti Mark Frroku, goditi kundërshtarët gjatë ndeshjes Tërbuni- Egnatia

Përjashtohet përjetë nga aktivitetet sportive ish-deputeti Mark Frroku, goditi kundërshtarët gjatë ndeshjes Tërbuni- Egnatia

nga Editor

Ish- deputet Mark Frroku është dënuar me përjashtim nga çdo aktivitet sportive në Shqipëri pasi gjatë ndeshjes Tërbuni- Egnatia dhunoi kundërshtarët e tij. Frroku mban një post zyrtar në ekipin e Tërbunit i cili dikur ishte në pronësi të vëllait të tij Arben Frroku, kurse sot e ka nipi i tij Grand Frroku.

NJOFTIMI NGA FSHF

  1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe 65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
  2. Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
  3. Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
  4. Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

Lajme te ngjashme