Ambasada amerikane: “SHBA e ka të qartë 5 qershorin”

Read Time:1 Minute, 14 Second

“SHBA i ka të qarta dhe të mirënjohura pritshmëritë e saj për marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 qershor me ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve”, – shprehet burime diplomatike.

Nga Nova Media

Tentativa për të shkatërruar dakordësinë politike të 5 qershorit midis Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Socialiste (PS) për reformën zgjedhore, ka vënë në lëvizjen ndërkombëtaret, por sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Kryediplomatika amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim 2 orësh me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Burime dipomatike nga ambasada amerikane, bëjnë të ditur për “Nova Media”, se gjatë takimit u disktua edhe marrëveshja e 5 qershorit.

“SHBA i ka të qarta dhe të mirënjohura pritshmëritë e saj për marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 qershor me ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve”, – shprehet burime diplomatike.

Por në këtë axhendë nuk ka qenë vetëm tema e marrëveshjes së 5 qershorit apo dhe vetë Reformës Zgjedhore, por ambasadorja me Ramën diskutuan edhe për çështje të tjera, të cilat nuk bëhen ende të ditura.

Pas tentativave të forta që po bën kryeministri Edi Rama për të rrëzuar marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore është rikthyer në lojë `kumbarja` dhe një nga garantueset e saj, ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Takimi dypalësh u zhvillua paraditen e sotme në zyrën e kryeministrisë.

SHBA, BE dhe Britania e madhe kanë qenë garatët e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila u arrit me shumë mund brenda rezidencës amerikane në Tiranë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Mashtruesi i Surrelit” është shah mat! Koha e tij mbaroi… Tik..tak..tik.. tak
Next post Kryeministri në ikje dorovit për 1 €, bazën Ushtarake Detare të Sarandës