Edi Rama nuk heq dorë, ndaj bëhuni gati për përplasje, Opozitë!

Read Time:1 Minute, 30 Second

Dhe mos pyesni më ambasadorët nëse protesta merr udhë përplasje, pasi ambasadorët po heshtin sot. Nesër le të vendosë populli se si e menaxhon veten e tij përballë tiranisë. Shembujt janë të gjallë nga SHBA, Franca, etj, se si populli doli në rrugë ndaj mizorisë

Kryeministri Rama e ka ndarë mendjen, do t’i miratojë ndryshimet në Kushtetutë vetëm që të heqë koalicionet parazgjedhore. Sondazhet e kanë nxjerrë në humbje katastrofale përballë opozitës së bashkuar. Prishja e rregullave të lojës, pasi ka filluar loja elektorale, nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 30 vite pluralizëm.

Por kryeministri Rama nuk heq dorë, do ti miratojë ndryshimet kushtetuese me Myslim Murrizin, Rudina Hajdarin, Halit Valterin, Kujtim Gjuzin, etj

Opozita reale është para një fakti që po bëhet realitet, pra që Edi Rama po e realizon puçin kushtetues. Nuk ka udhë tjetër veçse përballjes me popull përballë kryeministrisë.

Me sa duket Rama i ka llogoritur hapat e tij, pasi ka filluar që prej një muaj e kusur të rrisë numrat me koronavirus që të krijojë panik në popull. Që para firmosjes së 5 qershorit kryeministri dhe shpura e tij e kanë përpiluar këtë hap antidemokratik, edhe kur ka firmosur e ka hedhur firmën se nuk e besonte se Lulzim Basha dhe LSI do ta firmosnin Marrëveshjen, e cila edhe ashtu siç është, mbetet në favor të PS-së.

Edi Rama e do që në tavolinë pushtetin dhe po bën makinacione të tilla.

Ka vetëm një zgjidhje: Opozita ta mposhtë me protesta, me popull dhe me shpirt përballje.

Dhe mos pyesni më ambasadorët nëse protesta merr udhë përplasje, pasi ambasadorët po heshtin sot. Nesër le të vendosë populli se si e menaxhon veten e tij përballë tiranisë.

Shembujt janë të gjallë nga SHBA, Franca, etj, se si populli doli në rrugë ndaj mizorisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Agron Duka: Nuk futemi në zgjedhje nëse nuk garojmë si opozitë e bashkuar
Next post “Mashtruesi i Surrelit” është shah mat! Koha e tij mbaroi… Tik..tak..tik.. tak