Mesila Doda ndaj Ramës: Kryegangsteri i plakur e në ikje, lëshon ortakët kriminelë ta mbajnë në pushtet!

Read Time:1 Minute, 13 Second

Mesila Doda, sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së ka bërë një sqarim për të gjithë opinionin publik lidhur me listat e hapura, të cilat kryeministri i vendit po i përdor që me hir a pahir të bëjë ccdo gjë për të arritur qëllimet e tij.

Doda përmes një postimi në rrjetet sociale i referohet Ramës si një gënjeshtar psiqik, i cili vazhdon të manipulojë qytetarët dhe jo vetëm, për faktin se kërkon me çdo kusht heqjen e koalicioneve.

Sekretarja e PDIU-së bën thirrje që sistemi duhet vendosur vetëm me referendum dhe jo nga kryegangsteri i plakur e në ikje, i cili lëshon ortakët kriminelë që ta mbajnë ende në pushtet me trafik e dhunë.

Postimi i plotë:
Sqarim për të gjithe opinionin publik…
Genjeshtari psiqik vazhdon të tentojë të manipulojë opinionin… nuk ka patur kurrë hallin e listave të hapura, por kërkon me çdo çmim heqjen e koalicioneve… nuk mund të vazhdojë të mashtrojë ditën për diell dhe të flasë në emër të shqiptarëve që i ka vjedhur e masakruar për 7 vite.

Kush i pyeti shqiptarët si e duan sistemin?

Sistemi duhet vendosur vetëm me referendum, në një sistem demokratik e ku ka siguri vote, jo ku kryegangsteri i plakur e në ikje lëshon ortakët kriminelë që ta mbajnë ende në pushtet me trafik e dhunë.
Ne çdo rast të dhunimit te Kushtetutës ka vetëm një çmim për t’u paguar e atë do e paguajë Edi Rama personalisht, jo shqiptarët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama njofton takim urgjent me opozitën e re, çfarë pritet të ndodhë?!
Next post Shkoi në Itali për të kontribuar në luftën ndaj COVID-19, ja me çfarë merret sot infermieri ‘pompist’ i Vorës