Basha vizitë në kullën e Isa Boletinit, ja dhurata e çmuar që i bënë pasardhësit e tij kreut të PD-së

Read Time:1 Minute, 26 Second

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se ditën e sotme vizitoi kullën e Isa Boletinit. Ai shprehet se u ndje tepër i nderuar pasi pasardhësit e tij i dhuruan flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë.

Postimi i plotë

Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij.

Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë.

Kjo kullë sot është prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj, si njëherë e një kohë. Isa Boletini është aty bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini, që dhanë jetën për këtë tokë.

Isa Boletini jo vetëm prehet në shtëpinë e tij, por edhe në Kosovën e pavarur, në Kosovën e lirë, siç e deshi e për të cilin u sakrifikua ai dhe familja e tij.

Pasardhësit e Isa Boletinit më bënë një nder të veçantë, duke më dhuruar flamurin 108 vjeçar të Isa Boletinit, me të cilin nisi kryengritjen para Shpalljes së Pavarësisë, për ta vënë në zyrën time nesër, si Kryeministër i Shqipërisë.

Ky flamur do të jetë pjesë e pandarë e zyrës time të punës, por bashkë me të familja Boletini, por dhe Kosova më dhanë një përgjegjësi të madhe, dhe unë do të bëj gjithçka, dhe nuk do të kursej asgjë, për t’i shërbyer Kosovës e Shqipërisë, për të ndërtuar të ardhmen tonë e të femijëve tanë, siç e deshën, e për të cilën u flijuan bijtë dhe bijat e kombit tonë.

Fotografia e Lulzim Basha
Fotografia e Lulzim Basha
Fotografia e Lulzim Basha
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Braimllari: Sondazhet nxjerrin Ramën drejt rrënimit të plotë
Next post Rama njofton takim urgjent me opozitën e re, çfarë pritet të ndodhë?!