Vasili e nxjerr me videon: Gjiknuri asgjëson listat e hapura, karagjozët gënjejnë në emër të popullit
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka publikuar ne faqen e tij ne Facebook nje video te deputetit te maxhorances Damian Gjiknuri ku shprehet per turbulirat qe mund te sjellin ndryshimet kushtetuese, teksa bien ndesh me nismen e fundit te mazhorances.Vasili shpreht se kryeministri Rama duket te votoje marrevehsjen e 5 qershori pa u sperdhredhur me.
Reagimi i Vasilit
Po ç’janë këta karagjozë!?(VIDEO).
Kryeministri elifmatrak flet për listat të hapura, ndërsa krye-reformatori i reformës zgjedhore argumenton tronditjet dhe turbullirat kushtetuese dhe shtetërore që krijohen prej tyre.
Kryeministri elifmatrak tall dhe gënjen popullin, sepse listat e tij janë sërish të mbyllura.
KM elifmatrak propozon lista të mbyllura për fituesit e 30% të listës që i cakton vetë ai dhe popullit i ka lënë të zgjedhë humbësit, pra të zgjedhë asgjë, ata që nuk do shkojnë kurrë në parlament.
Kryeministër elifmatrak boll u spërdrodhe, voto 5 qershorin.
Fati dhe halli të janë shkruar tashmë dhe nuk ta zgjidhin dot as përdredhjet dhe as qurravitjet në emër të popullit, që e plaçkit përditë me koncesione dhe e helmon me drogë.
Shqiptarët u kanë treguar vendin kur e kanë tepruar edhe peshave të rënda në politikë, e jo më ca karagjozëve elifmatrakër ngjyrë mavi.