Propozimi i Cakajt për ambasadoren në Greqi, Ditmir Bushati ‘shpërthen’ ndaj Qeverisë: Në Athinë kanë shërbyer vetëm diplomatë të spikatur, nga Mit’hat Frashëri te….

Read Time:2 Minute, 19 Second

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka ngritur shqetësimin në Komisionin e Jashtëm se me kandidaturën për ambasadore të Shqipërisë në Greqi, po shkelet tradita 100-vjeçare e vendosur mes dy vendeve. Sipas Bushatit, në të gjithë format e qeverisjës që nga 1923-i, kur u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë, kanë përfaqësuar vendin personalitete të spikatura. 

Në komision po diskutohet propozimi i ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për ambasador të Shqipërisë në Greqi, kandidatura e vajzës së ish- ministrit të ndjerë të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, Luela Hajdaraga.

“Për herë të parë në 9 janar 1923 kemi vendosur raportet diplomatike me Greqinë. Dhe Pandeli Vangjeli në atë kohë ministrit të jashtëm ka propozuar Mithat Frashërin, e dimë që ishte një nga personalitetet më të spikatura të kohës.

Nëse shohim historikun, pavarësisht formave të qeverisjes, mbretëri, periudha e luftës, pas luftës, pas komunizmit, rezulton që të gjithë kandidatët për ambasadorë apo ata që kanë shërbyer ne Greqi ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur brenda shërbimit të jashtëm, ose njerëz të një profili shumë të lartë publik.

Ali Asllani, Stavro Stavri, Xhafer Vilën, Lik Seitin, Bashkim Dinon, Ksenofon Nushin, Qazim Tepshi, Hysen Cabej, Bashkim Zeneli, Vili Minarolli, Dashnor Dervishi”.

Bushati theksoi se sa i përket traditës shtetërore në raport me Greqinë, ambasador mund të bëhesh duke pasur “një histori karriere, pra nuk bëhesh me bashkëngjitje”.

“Për të evituar cdo keqkuptim përcaktuam një rregull për shërbimin e jashtëm sipas të cilit ambasador bëhesh në rast se ke një karrierë të pandërprerë në shërbimin e jashtëm e minimalisht duhet të kesh gradën këshilltar, e që të marrësh këtë gradë duhet 12-15 vjet eksperiencë pune , ose do vish nga jashtë karriere”.

Bushati kërkoi që Sekretari i Përgjithshëm të shpjegonte përse po ndryshonte kjo traditë 100 vjecare në përzgjedhjen e ambasadorëve shqiptarë me Greqinë.

Duhet të kemi arsyetim pse po e ndryshojmë traditën e së dyti a jemi aspo s’jemi në kushtet e ligjshmërisë?

Nuk jemi në kushtet e ligjshmërisë, atëherë le ta hapim fare këtë proces e ti themi praktikave të deritanishme lamtumirë se në fund të ditës të jemi të ndershëm.

Mua do më vinte keq se është ligj i votuar nga mazhoranca është ligj që ende s’është maturuar plotësisht se kanë kaluar vetëm 5 vite.

Po mund të jemi bërë pishman qoftë dhe për këtë në fund të ditës ku duam të kthehemi tek sistemi i kuotave ku ish kryetarë bashkish, ish kryetarë komunash ish kryetarë partish, emëroheshin ambasadorë, ama ta kemi të gjithë këtë proces në ligjshmëri

Ti kemi parasysh në raport me të gjitha procesi të jetë i mbështetuer ose në traditë 100 vjecare ose të ndryshojmë traditën e ligjin e të jemi të qetë me ndërgjegjen tonë”, tha Bushati.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tabaku për borxhin: Rritje mbi 30%, çdo shqiptar paguan rreth 4500 euro nga xhepi për fasadat e qeverisë
Next post Taulant Balla niset urgjent për Kosovë si kandidat për kryeministër i PS