Elton Deda tjetër reagim pas mbylljes së lokaleve me muzikë: Reflekto or mik sa nuk është vonë

Read Time:53 Second

Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar sot me një tjetër mesazh, pas vendimit të një dite më parë, ku me akt normativ, u vendos mbyllja e diskove, lokaleve të natës me muzikë dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00, si masë kufizuese në situatën kritike që ka marrë përhapja e koronavirusit në vend.
Me nje shënim në faqen e tij në Facebook, Elton Deda kërkon shfuqizimin e atit normativ, që ai e cilëson te çuditshëm.

Mesazhi i Elton Dedës
Reflekto or mik sa nuk eshte vone. Mos jua mbyll shqiptareve te derrmuar ate dritaren e zbehte qe u jep pak kenaqesi. Ka plot forma qe mos ti rrenosh muzikantet e bashke me ta gjithe zinxhirin e biznesit. Shfuqizo ate aktin e cuditshem dhe bej nje te ri ku shtrengon masat. Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj qe keshtu nuk do marrim vesh jo per inat, por sepse po shkojme drejt nje grope te madhe. Sa me shpejt madje. Miqesisht, nje pjese e armates te denigruar prej 5 muajsh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Çdo shqiptar paguan 4492 euro borxh nga xhepi i tij…
Next post HERONJTË QË LIHEN PA SHPËRBLIM DHE EKSPOZOHEN NDAJ COVID-19!!!