Shuhet në moshën 89-vjeçare aktori Fuat Boçi, la pas mbi 600 role

Read Time:1 Minute, 11 Second

Është shuar në moshë 89 vjeçare aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi. Aktori i qindra roleve ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00.

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë dhe ne vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.

Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Krahas varietesë, ka luajtur shumë role edhe në pjesë për femije, sikurse në teatrin e kukullave të qytetit. Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

Aktori i njohur mbeti jetim që në moshën 15 vjeçare. Punoi fillimisht si portier dhe më pas kinomekanik në kinemanë e qytetit. Spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë (1951-1953). Pasi kreu shërbimin ushtarak punoi si drejtues i qendrës së zërit ( e quajtur ndryshe Radio-Lokale).

Këtu iu dhanë edhe shanset për t’u aktivizuar në shfaqje të ndryshme teatrore. Është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957. Në vitin 1965, vijoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkëputje nga puna.

Boçi prej shumë vitesh jetonte i vetëm në një apartament modest në Fier. Që prej më shumë se dy dekada kur bashkëshortja e tij ndërroj jetë Fuati me humor ne kafene miqëve të afër u thoshte ”Unë jam dhe burrë dhe grua”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ministrja e Shëndetësisë duhet të largohet
Next post I dogjën mjetin, mjetin pronari i “Audi R8” që u shkrumbua në Lungomare: S’kam zënka me asnjeri, shumë keq që ndodhin këto. Unë erdha me pushime…