“Përgatitja e Ramës dhe Gjiknurit për të mashtruar ishte e dobët”, Vasili: Ja çfarë i bëmë të qartë kryeministrit

Read Time:1 Minute, 4 Second

I ftuar në lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, foli ndër të tjera edhe për atë çfarë ndodhi sot në këtë Këshill, ku ishte I pranishëm edhe Edi Rama.

‘Praktikisht ishte një mbledhje e kërkuar nga PS me preokupacionin për t’i krjuar një lloj hapësire abuzive Edi Ramës.

Ne ia bëmë shumë të qartë Ramës që ai ishte thjesht ishte një i ftuar dhe nuk kishte atribut për të folur, pasi mëkëmbësi i tij ishte Damian Gjiknuri. Sa për për të tjerat ishin shtesa të kësaj lloj natyre. Marrëveshja e 14 janarit është shumë e qartë.

Kjo ishte një lojë për të krijuar një lloj sugjestionimi, që në fund të fundit rezultoi një bllof bashke me ata që janë në parlament.

Rama erdhi për të dhënë të kuptojë që unë jam bërë pishman.

5 qershori ishte prerja e duarve të Ramës për të futur duart në zgjedhje.

5 qershori është Kodi i Ri dhe Edi Ramës iu kërkua në fund dhe unë e pyeta në mënyrë direke:

‘Ti thua që i qëndroj 5 qershorit. Më thuaj kur miratohet’

Edi Rama dhe Gjiknuri nuk dinin se kur do të miratohet 5 qershori.

Edhe përgatitja e tyre për të mashtruar ishte kaq e dobët.’

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Kikia: Rama do të tërhiqet nga listat e hapura për shkak të BE-së
Next post “Shqiptarët nuk vlejnë as 5 dollarë”, Ahmeti: Zaev duhet të kërkojë falje për të lehtësuar komunikimin