Kikia: Rama do të tërhiqet nga listat e hapura për shkak të BE-së

Read Time:2 Minute, 47 Second

Këshilli politik për reformën zgjedhore u mblodh sërish mëngjesin e sotëm për vijimin e punës për listat e hapura ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama. Gazetari Mentor Kikia në një intervistë për Ora News thotë se Rama e riktheu debatin e listave të hapura në Këshillin Politik për t’i ngecur në dorë koston politike opozitës pasi në parlament ai nuk do t’i votojë për të qenë në rregull me partnerët ndërkombëtarë që kanë vënë si vijë të kuqe marrëveshjen e 5 qershorit për hapjen e negociatave.

Kikia: Tani kemi një kryeministër i cili po tund flamurin e hapjes së listave. Fundi do të jetë që Rama nuk do ja arrijë të hapë listat sepse nuk do PD-ja. Rama mund t’i kalojë amendimet kushtetuese pasi PS i ka votat në Parlament, pavarësisht përbetimin e Murrizit dhe Hajdarit. Nuk do ta bëjë kështu. Do ta bëjë me konsensus por me anë të saj kalon vetëm marrëveshjen e 5 qershorit. Rama në të njëjtën mënyrë kalon dhe amendimet kushtetuese por do të përballet me një mur të fortë si BE që automatikisht do të bllokojë negociatat. Rama nuk e do këtë kosto prandaj do të tërhiqet. Këtë po e bën përmes Këshillit Politik dhe duke ja lënë sërish faturën PD-së. Rama do thotë që nuk donim të tërhiqeshim nga listat e hapura, por PD nuk do.

Për amendimet kushtetuese, Kikia shprehet se mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare ka një marrëveshje ku secila palë merr atë që do.

Rama mbështet hapjen e listave të cilën e kërkon opozita parlamentare, e për pasojë bllokon koalicionet parazgjedhore duke u marrë votat deputetëve.

Kikia: Në mënyrë të beftë mazhoranca socialiste dhe opozita parlamentare dalin me 2 propozime që prekin Kushtetutën. Ato 2 amendamente kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Mendoj që reagimi agresiv europian për ndryshimet kushtetuese e vendosi Edi Ramën në një pozicion të vështirë. Mazhoranca ose do të vazhdonte me kokëfortësinë e saj për ta vazhduar ta çonin këtë paketë me ndryshime kushtetuese në parlament dhe votat pothuajse i kanë. Rruga tjetër ishte që, amendimet kushtetuese t’i linte në mes ose të tërhiqej, kjo do të prodhonte një tjetër kosto politike në vend ku do thonin që Rama u tërhoq e do komentohej si një fitore e opozitës. Në këto kushte, Ramës i vjen në ndihmë Këshilli Politik. Ky këshill i cili e kishte mbaruar misionin e tij, befas u rimblodh.

Me kërkesë të Ramës, i cili shkoi vetë për ta drejtuar drejt asaj që i intereson atij, shkoi të ridiskutojë edhe njëherë reformën zgjedhore, paketën e propozimeve që ka shkuar në Parlament. Mendoj që as e zbeh dhe as e forcon rolin e këtij këshilli. Ramës i duhet sot një alibi për të mos marrë mbi supe kosto politike si pasojë e nismës për amendimet kushtetuese. Ndoshta ai nuk e priste një reagim agresiv nga europianët dhe nuk do që ai nesër të jetë njeriu që bllokoi negociatat. Ndaj nismën që ndërmori me opozitën parlamentare. Ka një marrëveshje mes dy palëve. Opozita parlamentare kërkonte listat e hapura ndërsa mazhoranca kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe shkëmbyen votat. Ky ishte pazari që bën ata. Këtë pakt ja plasi sot na tavolinë Këshillit Politik. Unë nuk kuptoj në pjesëmarrjen e PD-së pasi ato nuk kishin se çfarë të diskutonin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Zgjedhjet/PD-ja në Kavaja “vulos” të përzgjedhurit si kandidatë për deputet dhe kryebashkiak
Next post “Përgatitja e Ramës dhe Gjiknurit për të mashtruar ishte e dobët”, Vasili: Ja çfarë i bëmë të qartë kryeministrit