Zgjedhjet/PD-ja në Kavaja “vulos” të përzgjedhurit si kandidatë për deputet dhe kryebashkiak

Read Time:1 Minute, 43 Second

Fushata për zgjedhjet parlamentare dhe lokale ka nisur. Dorian Teliti, Përparim Çaça, Fisnik Qosja dhe Isa Sakja. Partia Demokratike duket se ka përzgjedhur më të mirët në Kavajë, pavarësisht se procesi në referencë të udhëzimit të ardhur nga qendra përfundon zyrtarisht rreth fundit të gushtit, kur të kryhet edhe votimi. Nga 86 seksionet dhe në 13 grupseksione, PD-ja në Kavajë ka propozuar një numër të konsiderueshëm personalitetesh, aq sa numri në fillim i kalonte të 40-at. Më pas, me kalimin e ditëve dhe njëkohësisht edhe me reflektimin e gjithë anëtarësisë së kësaj force politike, duket se katër emrat e mësipërm kanë rezultuar më potencialët për t’iu propozuar Kryesisë së PD-së si kandidatë për deputet dhe për kryebashkiak.

Dorian Teliti ka qenë edhe në 2017-ën në listën e PD-së, pavarësisht se nuk arriti të bëhej deputet. Sakaq, duke iu referuar edhe ngritjes së tij profesionale dhe angazhimit politik, ky i fundit pritet të jetë sërish në listë, madje edhe më lartë sesa pozicioni i 18-të në të cilin ishte në 2017-ën.

Avokati, Përparim Çaça, një emër shumë i njohur në Kavajë, tre herë kryetar i komunës Synej, nënkryetar dhe këshilltar në bashkinë Kavajë, anëtar i asmablesë së PD-së dhe gjithashtu një personalitet që nuk mund të mbetet jashtë listës për deputet.

Për të adhur më pas tek ish-kryetari i bashkisë, Isa Sakja, i cili drejton në fakt aktualisht edhe PD-në Kavajë, gjë ç’ka në referencë të udhëzimit në fakt ia pengon disi kandidimin, por gjithsesi të djathtët e kënë vënë në listë.

Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Fisnik Qosja, i cili shihet si kandidati më potencial për bashkinë Kavajë, në zgjedhjet e radhës vendore.

Në këtë pikë, për deputet garë të fortë mund të ketë mes Përparim Çaçës dhe Dorian Telitit, duke qenë se ish-kryebashkiakun mund ta penalizojë fakti që drejton aktualisht PD-në në Kavajë, ndërsa shihet si e konfirmuar kandidatura e Fisnik Qosjes për në zgjedhjet e radhës vendore. Gjithsesi, akoma çdo gjë mbetet në letër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ylli Rakipi: Rama po bën përpjekjet e fundit, si çdo lider autoritar nuk e pranon idenë e humbjes së pushtetit
Next post Kikia: Rama do të tërhiqet nga listat e hapura për shkak të BE-së