Ina Zhupa publikon kontratat: Veliaj na thotë se uji është i pijshëm, paguan miliona për të blerë ujë për administratën

Read Time:1 Minute, 39 Second

kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë. Në një reagim në Facebook, Zhupa shkruan se Veliaj është një mashtrues që ka vetëm një qëllim të bëjë propagandë, por Tirana nuk ka ujë. Ajo ka publikuar dhe disa kontrata që sipas saj tregojnë milionat që bashkia paguan për të blerë uji të pijshëm për administratën, ndërkohë që kryetari shprehet se uji i çezmave është i pijshëm.

POSTIMI I PLOTË

Miliona lekë nga paratë e qyetarëve për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilesi për tu pirë. Referuar dokumentave të tenderave të zhvilluar 2 vitet e fundit , Bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 28 milion leke per “Blerjen e uji te pijshëm për administraten e Bashkise”. Sigurisht edhe ky tender ju dha ofertuesit me te larte, jo vetëm kaq por edhe në konflikt të pastër interesi pasi kompaninë e zotëron shtetasi Elvin Tivari me 33% aksione që është njekohësisht dhe Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT institucion në varësinë e Bashkisë Tiranë. Veliaj do të deklaronte se uji është i klorinuar dhe me gjithë parametrat kimik për tu pirë (VIDEO Link): https://www.youtube.com/watch?v=DEhNDMX7lOM Nëse uji i cezmave te Tiranes është i pijshëm me gjithë parametrat sic deklaron Veliaj atëherë pse bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lek për të blere ujë të pijshëm për zyra me paratë tona?! Veliaj ose po gënjen dhe uji nuk është i pijshëm dhe ndaj realizon tendera për ujë të pijshëm për bashkinë e Tiranës, ose po shperndoron parate e qytetareve te Tiranes per te blere uje kur uji është i pijshëm edhe nga cezma?! Qytetarët e Tiranes nuk kanë ujë te pijshem, paguajne 40% më shtrenjtë ujin e pa pijshem qe vjen kur i teket UKT dhe detyrohen të degjojne propagande boshe nga kryemashtruesi i Tiranes qe e blen ujin me parate e tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ndryshon orari i derbit të kryeqytetit, ja kur do të luhet Tirana-Partizani
Next post Tiranë, të shtëna me armë zjarri në Yzberisht