Home Aktualitet Mbyllja e ”jetës së natës”, pronarët e lokaleve: Do falimentojmë, 30 anulime për gjysmë ore

Mbyllja e ”jetës së natës”, pronarët e lokaleve: Do falimentojmë, 30 anulime për gjysmë ore

nga Editor

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të mbyllur klubet e natës, diskot dhe baret lounge, nuk është pritur mirë. ”Të zgjohesh dhe të shohësh që sot do të mbyllet puna…të paktën një paralajmërim, sepse jemi biznes po na zhyt akoma dhe më tepër drejt falimentimin. Jemi drejt asaj rruge që nuk po përballojmë dot më asnjë lloj shpenzimi, nuk e di ku po shkon edhe sa do vazhdojë kjo lloj situate, të përkeqësohet jo të përmirësohet”, tha pronari i një lokali nate në Tiranë, Eldi Ymeraj.

Efektet e këtij vendimi kanë filluar të duken që në minutat e para, ndërsa arsyetimi se këto aktivitete po kthehen në vatra infeksioni, sipas Ymeraj bie poshtë.

”Jo më larg se gjysmë ore kam marrë 30 anulime tavolinash, që për një biznes nuk janë pak, është një xhiro ditore…Deri më tani nuk kam njohur asnjë që të jetë infektuar as në lokal, as ne club, virusi po përhapet në spital. Me logjikë i bie që duhet të mbyllet spitali është gjëja më pa sens pasi edhe në lokalin më të thjeshtë po zbatohen masat edhe në club që unë jam, nuk hyjnë pa kaluar tek tuneli i dezinfektimit, me matje temperature”.

Për sa i përket vendimit se nuk do të lejohet muzika pas orës 20:00, Ymeraj shpreh dyshimin e tij se si lidhet diçka e tillë me përhapjen e Covid-19. ”Nuk e di nëse ndikon muzika në shpërndarjen e virusit (qesh), ta dimë të paktën, të dalin të thonë dhe të na e shpjegojnë sesi shpërndahet virusi nga muzika”. Për këta pronarë mbyllja nuk është një zgjidhje, dhe se çështja qëndron diku tjetër

Lajme te ngjashme