ÇORBA E NJË GRUSHTI SHTETI TË PASUKSESSHËM

Read Time:1 Minute, 49 Second

Nga Gentian Çala

Ekonomikisht vendi është i gjunjëzuar dhe në recesion, politikisht me probleme dhe një krizë të paprecedentë institucionale, e sikur të mos mjaftonin këto, njëra palē po tenton të ndryshojë Kushtetutën për ti dhënë vetes përparësi në garën elektorale. E paprecedentë dhe në mungesë të një Gjykate Kushtetuese ky akt duket një tentim për të bërë grusht shteti, pra të mbash pushtetin përkundër vullnetit të sovranit.

Kjo marrëzi e fshehur pas disa qëndrimeve lidhur me sistemin zgjedhor dhe listat e kandidatëve, e justifikuar me të ashtuquajturën frazë se “këtë do populli”, nuk është as më shumë dhe as më pak të pengosh me çdo mënyrë kundërshtarin politik dhe të pretendosh avantazhin zgjedhor në tavolinë. Aq më tepër ky tentim vjen pasi palët janë dakordësuar për disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Rama as kësaj here nuk po dëshmon se është politikan që i përmbahet marrëveshjeve, por halli i Ramës nuk mund të shndërrohet në hallin e vendit.

Nëse ky grusht shteti ndodh, atëhere duhet të përgatitemi për një reagim zhbërës, i cili mund të jetë si në planin institucional, ashtu edhe në rrugë. Kur i kemi humbur shumë gjëra, nuk mund të lejojmë të na marrin edhe liritë tona. Të fusësh duart në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme mund të jetë një precedent i frikshëm, aq më tepër në situatën aktuale. Rama duhet ndalur me çdo kusht në këtë orvajtje për të realizuar një grusht shteti.

Përse i duhet Lulzim Basha në tryezë Ramës?! Nuk ka mundësi që Opozita e Bashkuar të dalë jashtë formatit të marrëveshjes së 5 Qershorit e aq më tepër të miratojë një grusht shteti që shkon kundër interesave të shqiptarëve. Rama po kërkon të tregohet i moderuar dhe të duket si lideri i fjalës së mbajtur dhe që “zgjidh çdo krizë”, sepse e di mirë koston që mund të marrë duke u dalë kundër partnerëve. Kundërshtimi i tyre ngarkon kurrizin e brishtë të Ramës dhe e kthen atë në targetin e të gjithëve, të shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve. Rama e kuptoi dhe tani po rikthehet në mes të skenës. Ka vetëm një arsye:
Rama po vjell çorbën e grushtit të shtetit pasi kuptoi se nuk e ha askush!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Aristoteli, Lessing, Schiller e Brecht, si dhe drama e sotme e shqiptarëve!
Next post “Stop ahengu”, Florjan Binaj ironizon Qeverinë dhe publikon studimin e “Surrel-ington të Tirinois të Maçaçuçets”