Home Aktualitet 5 orë debate, palët larg paktit, Bardhi: Rama na riktheu tek administrimi i zgjedhjeve

5 orë debate, palët larg paktit, Bardhi: Rama na riktheu tek administrimi i zgjedhjeve

nga Editor

Prej orës 11:00 u zhvillua sot mbledhja e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve jo për çështjet e lëna pezull apo marrëveshjen e 5 qershorit, por për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita në Kuvend dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama.

Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore ishin në tryezën e Këshillit Politik. Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca përfaqësohej dhe nga kryeministri Edi Rama.

E hëna e gjen kryedemokratin Basha në Kosovë dhe në vend të tij është sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare është kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Përfundim të tryezës, në emër të opozitës së Bashkuar foli Seklretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili deklaroi se Edi Rama nuk ka dhënë asnjë datë se kur Kuvendi do të miratojë të pandryshuar marrëveshjen e dakortësuar me ndërmjetësimin e ndërommëtarëve.

Madje Bardhi theksoi se bisedimet e sotme, Rama e riktheu debatin politik nga fillimi se kush do të administrojë zgjedhjet.

Lajme te ngjashme