“Kush dëgjon muzikë pas orës 20:00, e zë virusi”, Manjani ironizon qeverinë: Kam disa shishe, po i deshën për serum…
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për vendimin e qeverisë që të ndalojë përhapjen e koronavirusit në vend duke mbyllur klubet e natës, diskot dhe lounge baret. Manjani ka ironizuar me një shkrim në rrjete sociale duke thënë se sipas qeverisë, kush dëgjon muzikë pas orës 20:00, e zë virusi.
Nuk mungoi edhe thumbi për skandalet që kanë dalë rreth pamjeve brenda Infektivit duke thënë se, “kam mbledhur ca shishe plastike uji, po ti duan ata të infektivit për serum jua jap”
“Gjatë kohës që Kryeministri ishte te Këshilli Politik, qeveria e Tij deklaroi se kishte vendosur të mbyllte baret në plazhe. I lemë mënjanë disa pyetje ligjore si psh: kush e mblodhi qeverinë? Përse me akt normativ? Cila ishte nevoja dhe urgjenca për një akt normativ? Etj, etj… Më e bukura është se qeveria thotë se kush dëgjon muzikë pas orës 20:00 e zë virusi… hahahahahahahahahahahahahahahahhahahahaha…
Të puthsha mendjen- i thonë kësaj meseleje. Ah po, kam mbledhur ca shishe plastike uji, po ti duan ata të infektivit për serum jua jap”, shkruan Ylli Manjani.
Me Shume
Superskandali/ Irfan Hysenbelliu 1.7 milionë euro borxh në Tatime vetëm nga një kompani
Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontroll tek “Birra Tirana”, ku janë gjetur një sërë...
AZHBR i dha fondet njeriut të inceneratorëve, ndërsa blegtori falimentoi/ Familjarët e Dashamir Çelës: Iku në Gjermani të lajë borxhet. Na skualifikuan sepse…
Jo vetëm që nuk mundi, por falimentoi pak muaj më parë. Dashamir Çela u nis sërish si emigrant drejt Gjermanisë...
Abilekaj: Kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës! Protestat s’kanë pse të jenë paqësore.
I ftuar në SYRI TV, gazetari dhe drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj ka folur për sezoni i ri politik dhe...
Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së ….Turizmit
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Këshilli...
Raporti i inteligjencës britanike/ PD: Shqipëria krah vendeve në luftë! 40
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu në lidhje me raportin e fundit të inteligjencës britanike, e...
Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës
Kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku këtë radhë...