Home Sport Ndryshon orari i derbit të kryeqytetit, ja kur do të luhet Tirana-Partizani

Ndryshon orari i derbit të kryeqytetit, ja kur do të luhet Tirana-Partizani

nga Albina Hoxhaj

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike sot se derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në mbrëmje, në orën 19:00, dhe jo në orën 16:00 siç ishte parashikuar. Tirana kishte kërkuar si klub organizator, që takimi të luhej në orën 19:00, por FSHF kishte hezituar duke pasur parasysh problemet me impiantin e ndriçimit në “Selman Stërmasi”. Sot në një njoftim FSHF, pasi ka marrë garanci nga OSHEE në lidhje me furnizimin me energji elektrike pa probleme gjatë orarit të derbit, ka vendosur që ta kalojë në orën 19:00 këtë takim. NJOFTIMI I FEDERATËS Tirana – Partizani, ditën e dielë, ora 19:00. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 6 të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet ditën e dielë, ora 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ky vendim është marrë pas garancisë që ka dhënë OSHE në lidhje me furnizimin me energji elektrike dhe pa probleme gjatë orarit të zhvillimit të Derbit të Tiranës.

Lajme te ngjashme