1 viktimë dhe 81 raste të reja nga Covid-19. Tomini: Shifrat në rritje

Read Time:1 Minute, 29 Second

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit 1 person ka humbur betejën me Covid-19 në Shqipëri. Në të njëjtin hark kohor, janë regjistruar 81 raste të reja. Të shtruar në të dy spitalet COVID janë të shtruar 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 të intubuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë. Situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze, ku gjatë javës që kaloi kishte një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid-19, me një mesatare javore rreth 90 raste.

Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë vijon apelin ndaj qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.

COVID-19-Statistika (20 Korrik 2020)

Testime totale-35705
Raste pozitive-4171
Raste të shëruara-2352
Raste Aktive-1706
Humbje jete-113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë-824
Durrës-210
Shkodër-199
Vlorë-101
Lezhë-87
Korçë-62
Kukës-50
Elbasan-48
Fier-42
Berat-38
Dibër-26
Gjirokastër-19

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Basha pas takimit me Thaçin: Luftën e UÇK-së nuk mund ta përbaltë askush, kam besim të plotë se drejtësia do të triumfojë sërish
Next post Shehu apel qeverisë: Dëgjoni, liberalizoni testimet molekulare (tampon), do të zbusni edhe izolimin