Home Aktualitet Nis mbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet

Nis mbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet

nga Editor

Palët politike kanë nisur mbledhjen e Këshillit Politik, ku do të diskutohet për hapjen e listave dhe koalicionet. I pari në Këshillin Politik arriti Damian Gjiknuri. Shkallët e Pallatit të Kongreseve i kanë ngjitur pas tij edhe opozita politike. Gazment Bardhi, Petrit Vasili, Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashin. Po ashtu në mbledhje janë edhe Rudina Hajdari me Myslim Murrizin nga opozita e re. Në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili për herë të parë shfaqet me maskë.

Disa nga pikat qe pritet te diskutohen në mbledhjen e Këshillit Politik.

1.    Këshilli Politik po rimblidhet pas kërkesës së PS për të diskutuar çështjet që dalin jashtë Marrëveshjes së 5 Qershorit. Marrëveshja e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit i detyron palët të diskutojnë në Këshillin Politik çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.

2.    Çështja kryesore që del jashtë Marrëveshjes është ajo e ndryshimeve kushtetuese, e pranuar nga PS  pas dakordësisë së 5 Qershorit. Ndryshimet kushtetuese heqin koalicionet parazgjedhore nga kushtetuta dhe ndalojnë partitë të garojnë në koalicion me lista të veçanta.

3.    PD dhe opozita kanë argumentuar se ndryshimet e njëanshme kushtetuese prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, pasi koalicionet parazgjedhore janë pjesë e draftit të dakordësuar me ndërmjetësim ndërkombëtar.

4.    PD dhe opozita theksojnë se drafti i dakortësuar sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit duhet të miratohet pa asnjë ndryshim. Kjo do të thotë se çështjet e dakordësuara aty nuk mund të rihapen.

5.    Miratimin pa ndryshime të Marrëveshjes e kanë kërkuar SHBA dhe BE. Vende kyç si Gjermania, kanë paralajëmëruar qeverinë se miratimi i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese, pa konsensus, në thyerje të Marrëveshjes së 5 Qershorit, do të sjellë bllokimin e nisjes së negociatave.

Lajme te ngjashme