Home Aktualitet Ambasada gjermane mbyll dyert; frikë nga koronavirusi apo presion mbi kryeministrin Rama?!

Ambasada gjermane mbyll dyert; frikë nga koronavirusi apo presion mbi kryeministrin Rama?!

nga Editor

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se nga sot (e hënë) do të mbyll ambasadën për shqiptarët. Justifikimi formal duket se vjen për arësye parandaluese ndaj përhapjes së rrezikshme nga koronavirusi në Shqipëri, por analistë të ndryshëm thonë për “Koha Jone” se kjo mbetet një parandaluese diplomatike ndaj kryeministrit Rama që nuk dëgjon BE e sidomos Gjermaninë.

Gjermania ka qenë dhe mbetet mikja më e fortë europiane e Shqipërisë për gjithçka, sidomos për hapjen e negociatave. Edhe kur Franca këmbëngulte që negociatat të hapen vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe jo me Shqipërinë, ishte kancelarja Merkel që vendosi veten që duhet edhe me Shqipërinë.

Por kryeministri Rama nuk pranon të dëgjojë parlamentin gjerman për 15 kushtet e BE si dhe në veçanti tani që të mos preki Kushtetutën në vitin elektoral.

Me sa duket Berlini zyrtar e dha sot një paralajmërimin për Tiranën duke mbyllur ambasadën, por kjo natyrisht për fajin e kryeministrit Rama do të bjerë mbi qytetarët shqiptarë të cilët nuk do të marrin shërbimin për viza pune apo lloji tjetër që iu nevojiten.

Mbyllja e ambasadës gjermane tregon se edhe vendimi i BE për pas 1 gushtit do të jetë mbyllje për Shqipërinë. Pra do vazhdojmë të jemi mbyllur në çelës europian prej kryeministrit Rama që nuk dëgjon, nuk menaxhon por vepron si arrogant dhe despot.

Lajme te ngjashme