“Duhet të bëheni 120 pasagjerë që t’iu riatdhesojmë”, ambasadori shqiptar lë në baltë 80 studentët në Arabinë Saudite

Read Time:4 Minute, 54 Second

Një grup studentësh shqiptarë në Arabinë Saudite kanë adresuar në redaksinë e televizionit Faxnews një problematikë në lidhje me riatdhesimin e tyre. Studentët shprehen se si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi dhe në mungesë të funksionimit të fluturimeve komerciale, ata e kanë të pamundur kthimin në vendëlindjen e tyre.

Problemin e tyre ia kanë parashtruar dhe ambasadorit shqiptar në Riad dhe përgjigjja e marrë prej tij është që duhet të bëhen gjithësej rreth 120 persona, në menyrë që mund të sigurohet një fluturim me avionët e Air Albania. Duke qenë se ata nuk e përmbushin këtë numër, pasi aktualisht janë vetëm 80 persona, studentët bëjnë apel ndaj qeverisë shqiptare dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama që t’i japi zgjidhje problemit të tyre.

Letra e plotë: Përshëndetje Fax Neës ! Urojmë që të jeni mirë !

Dëshirojmë t’ju informojmë për një çështje të rëndësishme të cilën nëse e shikoni të arsyeshme, jeni të lutur ta publikoni në Televizionin ose portalin tuaj tashmë të njohur për të gjithë shqiptarët.

Jemi rreth 30 – 35 studentë shqiptarë që jetojmë dhe studiojmë në Arabinë Saudite ku së bashku me familjet tona numri jonë shkon afërsisht 75 – 80 shtetas me kombësi shqiptare, por jo të gjithë jemi më nënshtetësi shqiptare, disa prej nesh janë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe zonave të tjera të trojeve shqiptare si nga Sanxhaku etj.

Siç dihet tashmë botërisht kriza e shkaktuar nga koronavirusi ku për shkak të saj janë pezulluar shumë fluturime komerciale nga vende të ndryshme të botës karshi vendeve të tjera, ku Arabia Saudite ka pezulluar fluturimet  komerciale në drejtim të Turqisë për shkaqe të masave të sigurisë, ndërsa Turqia nga ana e saj ka pezulluar fluturimet në drejtim të Tiranës për të njëjtat arsye.

Tani ne dëshirojmë të kthehemi në vendin tonë në Shqipëri për t’u ndodhur pranë prindërve dhe familjarëve tanë në këto kohëra të vështira, pasi edhe këtu normalisht që numri i të prekurve nga virusi është tepër i lartë mbi 200.000 të prekur dhe me rreth 1500 të vdekur a më tepër.

Të ndodhur në këto kushte dhe rrethana të vështira, të pazakonta, emergjente dhe të jashtëzakonshme, ne i jemi drejtuar ambasadës shqiptare në Riad për një mundësi riatdhesimi në vendin tonë me ndërhyrje diplomatike ose që shteti shqiptar të dërgojë nga Shqipëria një AVION të AIR ALBANIA dhe të bëjë evakuuimin dhe riatdhesimin tonë në Shqipëri.

I kontaktuar nga disa studentë, përgjigja e ambasadorit ka qenë se nëse bëheni rreth 100-120 veta, atëherë mund të shikojmë ndonjë mundësi të organizimit të një fluturimi evakuuimi & riatdhesimi.

Mirëpo deri tani nuk është bërë dot e mundur gjetja e një numri më të lartë se 75-80 shtetasish me kombësi shqiptare sikurse e përmenda edhe më sipër.

Sipas logjikës së ambasadorit, i bie që ne duhet të rrimë këtu në vatrën e virusit, të durojmë temperaturat super të larta rreth 45 – 47 gradë celsius, me gra e fëmijë ku rrezikohemi të prekemi nga virusi për shkak të situatës së rënduar.

Pasi pamë përgjigjen shumë formale dhe zyrtare të ambasadorit, iu drejtuam kryeministrit Rama me një letër kërkese zyrtare të dërguar në numrin e tij të ëhat’sApp ku i parashtruam shqetësimin tonë në mënyrën më njerëzore dhe korrekte por duke i lënë një afat jo më shumë se 7 ditë që nëse nuk do të ndërmerrte asnjë hap për të na ndihmuar me evakuimin tonë dhe të familjeve tona drejt Shqipërisë e nëse nuk do të na kthente asnjë përgjigje lidhur me çështjen në fjalë, atëherë ne do ta bënim publike këtë çështje në mediat e vendit dhe të huaja për të nxjerrë zbuluar këtë qeveri e cila nuk interesohet dhe shqetësohet aspak për shtetasit e saj por edhe për shqiptarët e tjerë që jetojnë në trojet dhe viset e tjera shqiptare.

Edhe pse letër kërkesën ia kemi dërguar kryeministrit që në 14 korrik dhe deri më sot që po mbushen plot 7 ditë nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga ana e tij.

Me këtë rast ne denoncojmë fort qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj problemit tonë madhor ashtu sikurse dënojmë shpërfilljen dhe indiferentizmin e kryeministrit Rama dhe moskokëçarjen e tij për të zbatuar ligjet e shtetit shqiptar për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve, pasi kjo është një përgjegjësi kushtetuese DIREKTE e qeverisë dhe shtetit Shqiptar sikurse përmendet qartazi në nenin 8 të saj, pikat 1, 2 dhe 3 të cilat ia kemi cituar dhe përmendur edhe kryeministrit në letër kërkesën tonë.

Ndërkohë “shoku” komandant Rama siç i thotë TËRMETI i Tepelenës, jo më larg se disa ditë më parë, ai nuk nguroi aspak dhe nuk e pati fare të vështirë që të fluturonte me një charter privat në Paris për një takim informal sipas tij, ashtu sikurse edhe nuk nguroi aspak që të dërgonte jashtë shtetit për kurim me një charter privat biznesmemen Vilma NUSHI e cila sipas mediave dyshohet se mund të jetë e prekur me korona e të cilës sigurisht i urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet pasi nuk kemi asgjë personale me atë, mirëpo natyrshëm lindin disa pyetje mëse logjike:

Pse vepron me disa standarde qeveria shqiptare dhe veçanërisht kryeministri Rama ?!

PSE i diferencon njerëzit kryeministri Rama duke i diskriminuar shqiptarët në këtë lloji formë me trajtimin special që ua bën të ashtuquajturve “VIPA” ndërsa njerëzit e thjeshtë i injoron dhe i shpërfill në mënyrën më të shëmtuar dhe të poshtër ?! Si do kishte vepruar vallë EdRama nëse djali i tij do të kishte mbetur këtu në Arabinë Saudite për një arsye apo për një tjetër, qoftë edhe si turist apo një arsye tjetër ?!

Prandaj të ndodhur në këto kushte dhe rrethana, ne menduam që t’ua parashtrojmë problemin tonë edhe juve me shpresën se do ta ngrini zërin për sensibilizimin e shqetësimit tonë. Nëse e shikoni të arsyeshme ta postoni këtë çështje, ju falënderojmë. Gjithë të mirat ! Studentët Shqiptarë të mbetur e të bllokuar në Arabinë Saudite.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Presidenti Meta publikon festën e tifozëve të Tiranës: Ndriçuat kryeqytetin!
Next post Në Kadastrën e Fierit 7 raste me COVID-19, punonjësit vetizolohen në shtëpi