Në foto: Gjergji Thimio i dhunuar.

Dhunohet fizikisht koleksionisti korçar, Gjergji Thimio

Read Time:54 Second

Nga Nova Media

KORÇË – Koleksionisti korçar, Gjergji Thimio, u dhunua sot fizikisht në qendër të qytetin e Korçës.

Ngjjarja ka ndodhur rreth mesditës.

“Ishte kunati i Niko Peleshit”, – tha Thimio.

Sipas tij, sulmuesi ka dalë nga automjeti “Jeep” dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij.

“Fatmirësisht u ndodh policia. Erdhi shumë shpejt në vendngjarje”, – tregon Thimio.

“Do të më kishte bërë copash”, – thotë ai mes lotësh.

Gjergji Thimio është koleksionist shqiptar. Ai i ka kushtuar gjithë pasionin dhe energjitë e tij koleksionit të objekteve të rralla që zotëron nën pronësinë e vet, e që tashmë kanë kapur shifrën 150 të tilla.

Gjergji ka hapur edhe muzeun e tij privat, për të cilin ka marrë licencë që nga viti 1996 dhe shpeshherë thesaret e koleksionit të tij i ka ekspozuar, ndërsa në vitin 2013 të gjitha koleksionet e tij u bllokuan nga Policia e Shtetit.

Një muaj më parë, Gjergji Thimio gjatë një interviste tek “syri.tv”, publikoj numrin e dosjes së Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama, i cili, sipas tij, është ndaluar nga autoritetet franceze me akuzën “vjedhje të ikonave”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Fotolajm: Gjakoset koleksionisti i artit Gjergji Thimio nga kunati i deputetit të PS
Next post Në gjendje të rëndë nga Covidi/ Mikja e Ramës niset me avion për në Zvicër