Italia presion Tiranës: Kontrolloni koronavirusin ose do bllokojmë fluturimet drejt Shqipërisë
Para pak muajsh ishte Shqipëria që mbylli linjat ajrore me Italinë, ndërsa tani janë pala italiane e cila kërcënon mbylljen e linjave ajrore me Tiranën. Bile edhe linjat e tragetëve.
Rastet e shumta me shqiptarë të infektuar të ditëve të fundit në Toskanë, Itali, ka bërë që presidenti i këtij rajoni të kërcënojë me bllokimin e fluturimeve nga Tirana.
Enrico Rossi ka kërkuar informacione nga qeveria italiane, ose ka thënë se do të kërkojë bllokimin e fluturimeve.
Gjatë ditës së sotmë në buletinin e rajonit të Toskanës, nga 17 raste me koronavirus, 13 u përkasin personave që janë kthyer me avion nga Tirana.Vetëm në javën e kaluar, numri i personave të kthyer nga Tirana dhe që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Toskana ka qenë 31.
Presidenti i rajonit Enrico Rossi ka kërkuar nga qeveria italiane që t’u japë të dhëna në lidhje me personat që vijnë nga Shqipëria, ose në të kundërt do të marrë masa ekstreme.
‘Do të bllokojmë fluturimet direkte nga Tirana’, është shprehur Rossi.
Me Shume
Berisha: Rama fali 1.5 milionë metra katrorë truall në Durrës, për të ndërtuar “Dubai City-n, Rama-Emar”
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet për të denoncuar një tjetër aferë sicc...
Lerini flamujt e shteteve të tjera se i mbrojnë vetë ata
Flamujt e huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë. Edhe në këtë rast...
“Rama injoroi planin e financuar nga BE dhe i dha 22 milionë euro Gugalljes”- Këlliçi ngre 5 pyetjet e radhës për inceneratorët
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu,...
Plagosja e inspektorit të IMT, Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u...
Manjani: Deri në fund të shtatorit opozita duhet të ketë gati kandidatët për zgjedhjet lokale
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aksionin opozitar dhe aksionin anti-opozitar të qeverisë....
I përfshirë në trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë.
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar këtë mbrëmje në Berat dhe po dërgohet drejt Tiranës. Ai është...