Babai ka statusin e të akuzuarit nga policia
Nga Nova Media
Policia Norvegjeze po përpiqet të hedh dritë mbi shkaqet që sollën vdekjen e dy fëmijëve të mitur dhe lënduan rëndë nënën e tyre.
Sipas një raporti paraprak, i dyshuari kryesor për këtë ngjarje tragjike është babai i tyre.
“Ai ka statusin e të akuzuarit dhe aktualisht po merret në pyetje”, – deklaroi avokatja e policisë, Sonika Sharma Sundheim, gjatë një konference shtypi që u organizua mbërmjen e sotme.
“Ai thjeshtë është i dyshuar”, – nëivizoi ajo.
“Babai i dy viktimave mbërriti vetë në vendngjarje dhe policia u kujdes për të”, – tha Sundheim.
Sipas policisë, dëshimtarja e vetme, nëna e tyre u lëndua shumë nga kjo tragjedi dhe është pothuajse e pamundur të merret në pyetje.
“Ajo ka nevojë për përkujdesje shëndetësore”, – nënvizoi Sundheim, ndërsa shtoi se për shkak se hetimet do të vazhdojnë, identiteti i viktimave dhe nënës nuk do të bëhen të ditur për publikun.
Dy fëmijë u gjetën të vdekur në Lørenskog (Oslo), sot në mëngjes.
Pavarësisht përpjekjeve të grupit të emergjencës për t’i sjellë në jetë, fatkeqësisht u konstatua vdekja e tyre në vendngjarje.
Me Shume
Orban sulmon Soros nga SHBA: ”Ai ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve”.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban shfrytëzoi vizitinën e tij në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar filantropin George Soros për financimet...
Gjukanoviq: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës, BeH, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” është si “shumë kontrovers”, sepse sipas...
Ambasada e SHBA-ve: Kemi dijeni për një kërcënim në Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do zhvillohet në Durrës
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka njoftuar se është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror...
Jo të githë ushtarët rusë e duan luftën
Ambasada amerikane: Jo të githë ushtarët rusë e duan luftën, disa refuzojnë urdhrat, disa kanë ikur nga bazat ose kanë...
Rritja e kostove të jetesës dhe inflacioni, demonstrata të dhunshme në Panama
Qeveria panameze dhe organizatat popullore po përgatisnin një raund të ri bisedimesh të martën për t’i dhënë fund protestave për...
Biden përshëndet hapjen e negociatave nga BE: SHBA do të vijojë të jetë partner i besueshëm
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përshëndetur përmes një deklarate zyrtare nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Europian të Shqipërisë...