Përparim Spahiu: Shqiptarët po përjetojnë ditët më të zeza ekonomike

Read Time:1 Minute, 9 Second

Nga: Përparim Spahiu

Studimi i fundit i Monitor, i cili tregon që paguhemi minimalisht 30% më pak në krahasim me vendet e rajonit, tregon përfundimisht dështimin absolut të kesaj qeverie të mbytur në korrupsion, krim, paaftësi, qeverisje që vetem vjedh qytetarët e saj duke i zhytur në varfëri.

Shqiptarët paguhen 30% më pak si në sektorin privat ashtu dhe në atë shteteror, ndërkohë që qeveria e tyre i takson ata në nivelet më të larta.

Nuk mund të rrisësh paga kur fondet publike, të ardhurat nga taksat e tyre, abuzohen masivisht në tendera korruptivë, kur biznese mbyllen dhe prona shkatërohen abuzivisht, kur njerëz pushohen padrejtësisht dhe je i detyruar të paguash miliona euro nga vendimet e gjykatave.

Nuk mund te rrisësh paga kur në shtatë vite nuk ke asnjë investitor serioz te huaj a vendas që të hapë vende te reja pune.

Nuk mund të rrisësh paga kur biznesin e vogël e mbyt në tatime e taksa të pa përballueshme ku zgjidhje te vetme kanë uljen e qepenit.

Nuk mund të rrisësh paga kur një kilomert rrugë, gjysmë të mbaruar, e tenderon 20 milon euro.

Nuk mund të rrisësh paga kur ekonominë e ke kthyer në një lavateiçe pastrimi parash të pista që konkurron biznese të ndershme.

Ky është një realitet i dhimbshëm për të gjithë ne, është realitet që asnjë lloj propagande nuk e fsheh dot më.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post PYETJE PËR OGERTËN QË BËN FILMA ME DOKTORA!
Foto: Frode Hansen Next post Babai ka statusin e të akuzuarit nga policia