Bardhi riposton statusin e ambasadorit Soreca: Raporti i Antimafias italiane, kambanë alarmi që Shqipëria të shkëpusë lidhjet e krimit me pushtetin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shpërndau një postim të ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca, në 28 vjetorin e vrasjes së Paolo Borsellinos nga mafia, duke dhënë mesazhin e fortë se Shqipëria ka nevojë jetike për të shkëputur lidhjet e pushtetit me mafian.
“Fatkeqësisht, fjalët e Borsellinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm. Raporti i Antimafias Italiane, këmbanë alarmi për nevojën që ka Shqipëria për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin.”, shkruan Bardhi.
Fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino për luftën kundër mafias, të shpërndara nga ambasadori Soreca:
“Lufta kundër mafias, që është problemi i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë fatkeq dhe të bukur, duhet të jetë jo vetëm një aksion shtypës i ftohtë, por një lëvizje morale dhe kulturore, që përfshin këdo, veçanërisht, brezin e ri, më i përshtatshmi për të ndjerë shijen e freskët të lirisë, që vjen nga fshirja e baltës së kompromisit moral, indiferencës, të afërsisë dhetë bashkëpunimit.”
Me Shume
Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së ….Turizmit
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Këshilli...
Raporti i inteligjencës britanike/ PD: Shqipëria krah vendeve në luftë! 40
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu në lidhje me raportin e fundit të inteligjencës britanike, e...
Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës
Kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku këtë radhë...
Një gropë plehrash pafund
Historia e inceneratorëve është si ato gropat…që sa herë ti prekësh kudërbojnë. Këtë ka ridëshmuar sot një shkrim i revistës...
Monopoli me tenderët e ARRSH, Ramës i ankohen edhe ish-deputetët e vet. Zbulohet email-i që Sadri Abazi i ka nisur
Kontrolli i Lartë i Shtetit, opozita dhe mediat tashmë nuk janë të vetmit që denoncojnë veprimet klienteliste të Autoritetit Rrugor...
Email-i i deputetit të Ramës, fakton vjedhjen’/ Balliu ngre alarmin: Qeveri e zhytur në korrupsion…
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka ngritur alarmin pas publikimit në media të email-it të ish-deputetit të Edi...