Policia norvegjeze në vendngjarje

NORVEGJI / Dy fëmijë të mitur humbin jetën, nëna e tyre po lufton me vdekjen

Read Time:34 Second

Nga Nova Media

Dy fëmijë të mitur u gjetën të vdekur, ndërsa nëna e tyre ndodhet mes jetës dhe vdekjes, – njoftoi Policia Norvegjeze sot.

Rreth orës 08:00, policia mori një raport për një zjarr të mundëshëm në një adresë private në Lørenskog, rreth 15 km larg qendrës së Oslo.

“Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje dhe konstatuan dy trupa të pajetë”, – raporton për “Nova Media”, gazetari shqiptar në Norvegji, Telnis Skuqi, ndërsa shton se nëna e tyre është lënduar rëndë nga një zjarr i mundshëm.

“Fëmijët u shpallën të vdekur në vend”, – shton gazetari Skuqi, duke iu referuar komunikatës së policisë.

Policia deklaron se ata do të kthehen me më shumë informacion.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Shqiptarët të fundit në rajon për pagat”, Basha: Pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha…
Next post I dinin zullumet që kishte bërë në rini, si i eleminoi Enver Hoxha të gjithë miqtë e tij, firmosi pushkatimin e kunatit