Home Politike Deklaratat kundër Presidentit, reagon Tedi Blushi:Presidenti Meta nuk shkeli Kushtetutën

Deklaratat kundër Presidentit, reagon Tedi Blushi:Presidenti Meta nuk shkeli Kushtetutën

nga Albina Hoxhaj

Pas deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se Presidenti ka shkelur ligjin me anulimin e datës së zgjedhjeve, reagon zëdhënësi i kreut të Shtetit, i cili thekson se e gjithë bota e di që Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën. Blushi paraqet argumentet se me vendimin e tij Presidenti ka respektuar jo vetëm Kushtetutën e Shqipërisë por edhe disa dokumente ndërkombëtarë. Reagimi i plotë:

E falënderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë! Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën. Presidenti Meta, jo vetëm ka respektuar Kushtetutën, por edhe: – Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut; -Vendimin e Gjykatës së Strasburgut që përcakton se e drejta e zgjedhjes nuk është proceduriale, por substanciale për të garantuar rendin demokratik; – Detyrimet e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për garantimin e lirive dhe pluralizmit politik; – Kriteret e Kopenhagenit, që janë në themel të BE. Për këto ka folur qartë dhe Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit! Ia kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit. Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave

Lajme te ngjashme