Home Aktualitet Rama dhe PS në Zvërnec/Bëjnë plazh, hanë peshk, shkelin masat antiCovid-19, por edhe zihen se pse po humbin pushtetin

Rama dhe PS në Zvërnec/Bëjnë plazh, hanë peshk, shkelin masat antiCovid-19, por edhe zihen se pse po humbin pushtetin

nga Editor

Në PS nuk ka më qetësi. Kryeministri Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të Vlorës dhe pikërisht në Zvërnec. Të frikësuar nga humbja e pritshme në zgjedhjet parlamentare, Rilindja dhe Qeveria ndodhen në Vlorë. Edhe bëjnë plazh, edhe hanë peshk, por edhe zihen se pse po humbin pushtetin. Edhe rrijnë ngjitur duke shkelur rregullat anti Covid-19.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi  kryetarët e bashkive për tu dhënë porositë mbi zgjedhjet e ardhshme edhe pse jemi disa muaj para tyre.

Burime nga brenda takimit tregojnë, siç e pohon edhe Top Channel, se kryeministri ishte mjaft i shqetsuar. Ngrinte duart e rriste zërin, gërthiste dhe bërtiste, aqsa u desh që dy ambulanca të vinin e të rrinin në gadishmeri. Po kështu Edi Rama u ka thënë se nëse vazhdojmë kështu të çoroditur do ti humbim zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa debatet ishin jo të lehta, pasi disa kryetarë PS në rrethe kanë akuzuar qeverinë për mosmbajtjen e premtimëve dhe kjo ka sjellë reagimin e egër, me të bërtitura dhe  duke goditur tavolinën, prej kryeministrit.

Sikur tavolina të mos ishte prej druri, tha për KJ një drejtues PS-je i një rrethi vendor, por të ishte prej kompesate, mundet që gishtat e kryeministrit të thyenin tavolinën ose të thyeheshin, si dikur ish-kryeministri Nano që këputi gishtin.

Tonet ishin aq të larta sa kryeministri i ka kërcënuar se nëse doni të vazhdoni me këtë apati do jeni shërbetorët e Lulit dhe Monikës vitin e ardhshëm.

Lajme te ngjashme