Home Aktualitet Genc Pollo: Ndryshimet Kushtetuese duhen bllokuar me çdo kusht, deri tek dalja e popullit në rrugë!

Genc Pollo: Ndryshimet Kushtetuese duhen bllokuar me çdo kusht, deri tek dalja e popullit në rrugë!

nga Editor

Ish-deputeti i PD-së, Genc Polllo deklaron se “Ndryshimet Kushtetuese duhen bllokuar me çdo kusht deri te dalja e popullit në rrugë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, demokrati iu rikthye sërish sondazheve dhe tha se PD kryeson mbi PS, por shtoi se manovra për të fituar deputetë nga Rama duhet ndalur, qoftë edhe me protesta në rrugë.

“Për sa kohë që sondazhet nuk janë publike mund të spekulohet me sondazhet por ajo që mua më thonë është së opozita është pikë të qenësishme para PS. Kështu rezulton, nuk duhet t’ju habisë se jemi në vitin e 7-8 të qeverisë, kur Rama e pranon me gojën e tij se kemi problemë dhe deficite… Nëse do kemi kulturën e publikimit të sondazheve që çdo udhëheqje të shohëç’duhet bërë kjo do ishte një gjë pozitive, dhe mbi këtë bazë mund të flisnim. Por në vitin e 8 është normalë që opozita të jëtë para ajo që nuk është normale që shumica të ketë rënie, ajo që nuk është normale është të tentosh të ndryshosh kushtetutën që të fitosh 3 deri në 7 deputetë, kjo duhet ndaluar me çdo kusht nga pozicionet politike, te diplomacia deri te populli në rrugë”,- tha Pollo.

Lajme te ngjashme