Tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë, policia jep njoftimin për 39-vjeçarin

Read Time:36 Second

Policia ka dhënë njoftim zyrtar për 39- vjeçarin i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë ditën e sotme në Tiranë. Në njoftim zyrtar, thuhet se U.K, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kërkonte të vetëdigjej. Ai u shoqëruar menjëherë nga Forcat ‘’Shqiponja’’ dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një  shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të  vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar  nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Një show që fsheh mjerimin
Next post Genc Pollo: Sondazhet favorizojnë OB, jo PS