Një show që fsheh mjerimin

Read Time:1 Minute, 15 Second

Nga Patrik Sadikaj

Shqipëria është në krizën më të madhe ekononike dhe shëndetësore, ndoshta një nga krizat më të rënda që prej vitit 1990, por kryeministri i vendit e ka mendjen vetëm për show. Batuta në konferenca shtypi dhe kohë e pafundme e humbur pa bërë asnjë punë, veç shpikje për karrigen e tij. Në kulmin e kësaj krize ai nga mëngjesi deri në darkë flet për gjithçka, veç për hallet e shqiptarëve.
Asnjë ide për zgjidhje të krizës, asnjë plan ekonomik, asnjë plan shëndetësor.
Zero
Po, ama ka ide e zgjidhje se si të manipulojë zgjedhjet, të eleminojë kundërshtarët politikë, të bëjë ligje për tendera, PPP dhe koncensione.
Këtë bën nga mëngjesi e deri në darkë.
Madje për hir të show-t ai në vend që të bëjë punën për të cilën paguhet, ka gjithë disponilitetin për të shkuar në Këshillin Politik dhe të bëjë shfaqjen e rradhës të propagandës me lugën bosh.
Gjithçka për të hequr vëmendjen nga kriza që po i mbyt shqiptarët.
Për të hequr vëmendjen ai është gati të bëjë gjithçka, madje dhe të sulmojë BE-në që media të ketë kockën e rradhës ku të lëpihet, në mënyrë që askush mos të shohë mjerimin social-ekonomik dhe shëndetësor të popullit.
Të hënën ai, duke shkuar në Këshillin Politik për të synuar mekanizmat që e mbajnë në politikë (si kryeministër është i marrë fund), ai do kapë faqen e parë të medias, duke lënë pas fasadës së tij mjerimin, varfërinë në të cilin sot janë zhytur shqiptarët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama nga Zvërneci: “Po humbasim pushtetin!”
Next post Tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë, policia jep njoftimin për 39-vjeçarin