Home Aktualitet Shifra alarmante! Sali Berisha: Dështim katastrofal! Infeksioni 20 herë më i lartë se në Itali

Shifra alarmante! Sali Berisha: Dështim katastrofal! Infeksioni 20 herë më i lartë se në Itali

nga Editor

Nga Sali Berisha

Dje në Shqipëri, numri i të infektuarëve për 1 milionë banorë në Shqipëri, ishte mbi 20 herë më i lartë se sa në Itali.

Kështu, dje në Itali, në 60 milionë banorë u bënë 56 000 testime dhe u gjetën pozitivë, 100 persona.

Kurse në Shqipëri, me 2.8 milionë banorë, u bënë vetëm 450 testime dhe u gjetën pozitivë, 99 persona.

Por, po të kemi parasysh se numri i testeve për 1 milionë banorë dje në Itali ishte 6 herë më i madh se sa në Shqipëri, atëherë del se në Shqipëri infeksioni për 1 milionë banorë të jetë jo 20, por së paku 40 herë më i lartë se sa në Itali.

Këto shifra janë një dëshmi flagrante e dështimit të plotë në rrafshin epidemiologjik në menaxhimin e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri nga krye epidemiologu xhahil Edvin Hajduti.

Këto përmasa alarmante të infeksionit nga COVID-19 janë kryekëput, rezultat mashtrimi, falsifikimi, lojë kriminalë që u bë në menaxhimin saj dhe konkretisht:

1 – Strategjia kriminale e terrorit, gazit, tankeve, gjuha prej terroristi për 18 000 të vdekur, male me kufoma, grumbuj me arkivole, pjekje si mish qeni që përdori për të tmerruar qytetarët krye epidemiologu i Surrelit, Edvin Xhahili. Kjo strategji, kur njerëzit panë se ishin mbi 148 vende që nuk kishin përdorur gazin dhe tanket dhe kishin vdekshmëri më të ulët se sa Shqipëria, bëri pas hapjes efekt të kundërt tek qytetarët e mashtruar dhe të terrorizuar nga Edvin Xhahili. Pasi e kuptuan se ishin mashtruar, ata tashmë, për fat të keq nuk besonin më asgjë për rreziqet reale të COVID-19.

2 – Refuzimi kriminal i testimit të gjerë, vetëm e vetëm se nuk u blenë testet dhe për të zvogëluar artificialisht përmasat e infeksionit, pati si pasojë direkte liçensimin shtetëror të personave të infektuar, për të infektuar pa dijeninë e tyre sa më shumë të tjerë duke mos e zbuluar virusin aty ku ndodhej.

3 – Po kaq kriminale ishte në këtë kontekst dhe moslejimi i laboratorëve të vendit për të bërë testin për COVID-19 duke gënjyer pafytyrësisht se laboratorët për të bërë testimin duhet të akreditohen nga OBSH. Sot kudo në botë ky test bëhet falas ose kundrejt pagesës me 50 euro edhe në qendra ambulante, në rrugë dhe në farmaci etj

4 – Mungesa e mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor dhe korrupsioni në prokurimin e tyre. Duke refuzuar ofertat për furnizim masiv dhe blerë tek klientela maska me shumicë me çmimet që ato shiteshin me pakicë në farmaci. Pasoja direkt e këtij qëndrimi kriminal ishte sëmundshmëria më e lartë në botë e personelit shëndetësor dhe shndërrimi i QSUT dhe qendrave të tjera spitalore në bomba biologjike të përhapjes së infeksionit në mbarë vendin.

5 – Qëndrimi kriminal anti-maskë, që mbajtën Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia për përdorimin e detyrueshëm masiv të maskës nga popullata. Mungesa masive e maskave për popullatën dhe e detyrimit ligjor për përdorimin e tyre në ambiente të mbyllura.

6 – Kaosi me Urgjencën Kombëtare, e cila refuzoi shtrimin në qindra e qindra raste me COVID-19 duke rritur kështu së paku me 150-200% vdekshmërinë nga COVID-19 dhe favorizuar shumë përhapjen e gjerë të infeksionit.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kriminal dhe përgjegjësinë direkte personale të Edvin Xhahil Hajdutit dhe Ndrikull Hajnisë, ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të respektojnë rigorozisht rregullat e higjienës personale, distancimin social dhe të mbajnë detyrimisht maskën në çdo mjedis.

Lajme te ngjashme