‘Asnjë kompromis me Serbinë’/ Hoti: Në tavolinën e dialogut vetëm njohjen reciproke…

Read Time:54 Second

Pasi u takua me Aleksander Vuçiçin, kryeministri i Kosogves Avdullah Hoti është kthyer në Prishtine dhe ka folur rreth dialogut në Bruksel.

Hoti ka thënë se presidenti serb ka shprehur pakënaqësitë e veta, por në të kundërt kryeministri kosovar tha se nuk lëviz nga qëndrimet e tij dhe të Kosovës.

Gjithashtu Hoti garantoi që nuk do të ketë asnjë kompromis por vetëm për njohje reciproke.

Madje ai shtoi se Kosova kësaj radhe nuk do të braktisë tryezën e dialogut derisa të arrihet marrëveshja.

‘Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë.

Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë. Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial.

Ne besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, ne jemi këtu do të qëndrojmë në tavoline të dialogut deri të arrijmë marrëveshjen por nuk lëvizim prej qëndrimeve.

Nuk do të bëjmë asnjë kompromis por vetëm njohje reciproke‘, tha Hoti në emisionin Pressing.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ish-deputeti socialist në spital me Covid, ja çfarë shkruan për gjendjen e tij
Next post ‘Mirë se vjen’ nga shqiptarët në Alaskë