Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, pritet nga mbështetës me flamuj kuqezinj

Read Time:30 Second

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë ku është pritur nga qindra mbështetës me flamuj kuqezinj, të UÇK-së apo uniformë ushtarake.

Eskorta prej 5 makinash në Morinë mezi ka kaluar prej turmës, teksa Presidenti vendosi një çast të dalë nga makina dhe të përshëndesë mbështetësit.

Prej 4 ditësh ai u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë që ka ngritur një aktakuzë ndaj tij si ish- drejtor politik i UÇK-së për rreth 100 vrasje gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se nëse kjo akuzë konfirmohet do japë dorëheqjen si President i Kosovës,

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Lleshaj në Durrës: Zhurma në lokale pas orës 11 të natës të jetë zero, në fundjavë deri në 12, pushuesit të heqin dorë nga motorët e ujit
Next post Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit evropian Oliver Varhelyi: Miratoni Marrëveshjen e 5 qershorit