Home Aktualitet MARRËVESHJE MBI MARRËVESHJE APO TËRHIQ E BËJE TËRKUZË

MARRËVESHJE MBI MARRËVESHJE APO TËRHIQ E BËJE TËRKUZË

nga Editor

Nga Gentian Çala

Vazhdimi i diskutimit në Këshillin Politik duke si përpjekje për zgjidhje nga tentimi i ndryshimit të Kushtetutës nga njëra palë, ku duket se ka pasur një dakordësi që në fillim të krijimit të saj për të mos e mbyllur tryezën. Rama duket se qëllimin e vetëm ka zgjatjen e bërjen tërkuzë të dakordësimit për rregullat e garës elektorale ose Reformën Zgjedhore. Ai po tenton të ribëjë marrëveshjen duke shmangur përfshirjen e garantëve të saj që janë diplomatët e qeverive partnere. Rama nuk po sjell asgjë të re në tavolinë për diskutim, veç atyre që i kishte shtruar fillimisht. Marrëveshja mbi marrëveshjen duket si rishikim i të parës pa iu tharë boja.

Takimi i Këshillit Politik, qoftë edhe me figura të një niveli më të lartë politik, nuk mund të prodhojë një marrëveshje më të mirë se ajo e arritur, përveç se e sjell Ramën në pozicionin e atij që negocion pa ndërkombëtarët, karshi të cilëve i shkaktohet një siklet i madh. Hapja e listave, qoftë kjo e pjesshme dhe heqja e garimit me koalicione janë qëllimi i tij i deklaruar, por ai është i paparashikueshëm dhe nuk është çudi nëse do të hidhte teza të tjera për diskutim. Ideja e demokracisë së drejtëpërdrejtë zgjidhet me demokratizimin e partive, nuk zgjidhet me ndryshime kushtetuese.

Diskutimet po mundohen të ndalojnë marrëzinë e ndryshimit të Kushtetutës, nga një parti politike që nuk ka mandat popullor për ta bërë këtë dhe nga disa individë që nuk përfaqësojnë më opozitën shqiptare. Çmenduarinë po mundohen ta venë në shinat e arsyes. A mundet të ndodhë kjo? Rama sapo bëri një gjysëm tërheqje taktike drejt tryezës dhe bisedimeve me koalicionin opozitar. Bisedimet nuk do të çojnë askund dhe telenovela e konsensusit të paarritur mund të vazhdojë.

Loja me marrëveshje po vonon miratimin dhe zbatimin e Reformës, kjo ka vetëm një fajtor, Edi Ramën. Deri kur dhe si? Shpresojmë që përgjigjen ta kemi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mos të ndodhë si në rastet e tjera në minutën e fundit. Shqipëria nuk mund të jetë më peng i një të krisuri, i cili vazhdon avazin me kartonët e tij që ka kohë që qelbin erë nga do dhe nuk mund të prodhojnë më veç paçavureve që i urdhëron ai.

Lajme te ngjashme