Home Politike Akuzat ndaj presidentit, reagon ashpër Tedi Blushi

Akuzat ndaj presidentit, reagon ashpër Tedi Blushi

nga Editor

Mazhoranca nuk i ka ndalur sulmet ndaj presidentit Meta. Taulant Balla e akuzoi se ka shkelur kushtetutën, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Tedi Blushit.

“E falenderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë!
Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën.
Presidenti Meta, jo vetëm ka respektuar Kushtetutën, por edhe:

  • Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut;
    -Vendimin e Gjykatës së Strasburgut që përcakton se e drejta e zgjedhjes nuk është proceduriale, por substanciale për të garantuar rendin demokratik;
  • Detyrimet e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për garantimin e lirive dhe pluralizmit politik;
  • Kriteret e Kopenhagenit, që janë në themel të BE.
    Për këto ka folur qartë dhe Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit!
    Ia kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit.
    Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave!”, shkruan Blushi.

Lajme te ngjashme